Qeveria zvicerane dëshiron t’i japë fund rezervave emergjente të kafesë pasi deklaroi se nuk është “esenciale” për mbijetesën njerëzore.
Zvicra filloi ruajtjen e rezervave emergjente të kafesë në mes të Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore në përgatitje për mungesat e mundshme, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Ajo vazhdoi edhe në dekadat e mëvonshme për të luftuar mungesat që mund të shkaktojë lufta, fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë.
Megjithatë, ajo tani shpreson të përfundojë praktikën deri në fund të vitit 2022. Por, kundërshtimet janë duke u rritur.
Aktualisht Zvicra ka 15.300 ton kafe të ruajtur.
Qeveria tani thotë se kafja nuk është thelbësore për jetën, prandaj nuk duhet të përfshihet në rezervat emergjente.
“Kafja përmban pothuajse asnjë kalorive dhe prandaj nuk kontribuon, nga këndvështrimi fiziologjik, në ruajtjen e të ushqyerit,” tha Zyra Federale për Furnizim Kombëtar Ekonomik .
Ky plan së fundmi është lëshuar për komente publike dhe vendimi përfundimtar pritet të merret në nëntor.
Por jo të gjithë janë të lumtur për këtë.
Rezervesuisse, që mbikëqyr magazinat e ushqimit të Zvicrës, thotë se 12 nga 15 kompanitë që mbajnë kafe në vend duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë.
Zvicerianët janë tifozë të mëdhenjë të kafes dhe një person konsumon rreth 9kg kafe në vit, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...