Me prezantimin e provave materiale të Prokurorisë Speciale Publike në Gjykatën penale në Maqedoninë e Veriut, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore” Lupço Georgievski.
Prokurorja Lile Stefanova lexoi stenogramë nga Komisioni kuvendor për transport dhe lidhje. Në një prej tyre, deputeti i atëhershëm Jani Makraduli deputetëve u theksoi se shuma për ndërtimin e autostradave është shumë e lartë në krahasim me rrugët e njëjta të tilla të cilat janë ndërtuar në vendet fqinje. Në këtë reaguan Janakievski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët theksuan se shkalla bankare e fqinjve ishte 2,5 për qind, ndërsa, për ne ajo arrin 2 për qind.
Deputetët nga shumica e atëhershme replikuan edhe në lidhje me shumat për ndërtimin e rrugëve, me ç’rast theksuan në konfiguracionin e ndryshëm në terren si arsyetim të “çmimit të lartë”.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit prej të paktën 155 milionë euro./alsat m/
Goditje për Real Madridin: Thibaut Courtois drejt mungesës n...
Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në k...
Izraeli ka goditur mbi 200 objektiva në Iran në 24 orët e fu...
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...