Nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës përpara Kryeministrisë në orën 18:00 të pasdites. Kjo do të jetë protesta e tretë para Kryeministrisë dhe e teta në total e organizuar nga PD-ja me LSI-në duke shtuar edhe tubimet para parlamentit gjatë seancave plenare.
Për protestën e nesërme, dihet fillimi në orën 18:00, por jo fundi, policia ka filluar marrjen e masave konkrete.
Nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës përpara Kryeministrisë në orën 18:00 të pasdites. Kjo do të jetë protesta e tretë para Kryeministrisë dhe e teta në total e organizuar nga PD-ja me LSI-në duke shtuar edhe tubimet para parlamentit gjatë seancave plenare. Për protestën e nesërme, dihet fillimi në orën 18:00, por jo fundi, policia ka filluar marrjen e masave konkrete.
Kamera sigurie, dron, agjentë civilë, mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit si dhe garda e republikës do të jenë të angazhuara si plan i masave për të monitoruar dhe ndërhyrë në cdo moment nëse protesta e opozitës do të bëhet e dhunshme.
Paraditen e sotme janë pastruar kamerat e sigurisë për të pasur një fokusim të qartë, për të shmangur ngjitjen e protestuesve, shtyllat janë lyer me graso, ndërsa është vendosur mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik.
Pjesë e masave të policisë pritet që të jetë edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’ lidhje me bulevardin, ura e Lanës nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca aty ku do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme.
Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së...
PSG tenton goditje të madhe, synon talentin mbrojtës të Real...
Regjistrimi i lindjes digjitalizohet, Kurti: Shumë shpejt në...
Përplasi për vdekje 2 fëmijët në Durrës, jepet masa e siguri...
Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992-1995
5 Maji/ Begaj, Rama dhe zyrtarë të tjerë homazhe në Varrezat...