Nga java e ardhshme, inspektorët e mjedisit në Ferizaj do të dalin në terren që të vëzhgojnë nga afër zbatimin e masës për mos ndotjen e rrugëve me baltë dhe mbetje ndërtimi, ndërsa për mosrespektimin e saj do të aplikohen gjoba mandatore.
Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës, tha se kjo masë është ndërmarrë pas analizës që i është bërë këtij fenomeni, kur kihet parasysh se Ferizaj është qendra me vlugun më të lartë të ndërtimit në nivel vendi, andaj një masë e tillë është e domosdoshme për të garantuar nivelin e pastërtisë në rrugët publike.
Bëhet fjalë për parandalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe të tjera, të cilët ndotin rrugët publike, duke dal pa pastruar mjetin transportues të punës nga vendpunishtet e ndryshme.
Ky fenomen i hasur kryesisht në zonat e ndërtimit të objekteve të larta kolektive në zonën urbane, ku rrugët janë të dëmtuara, të ndotura nga mbetje ndërtimi, baltë nga vendpunishtet dhe papastërti të tjera, tashmë do të ndëshkohet nga Inspektorati i Komunës me 100 euro.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...