Gjiganti italian Juventusi ka emëruar këtë pasdite (e martë) skuadrën e tyre prej 21 lojtarëve në dispozicion për ndeshjen mbrëmjes së nesërme kundër Ajaxit.
Ajav vs Juventus
Skuadra e Massimiliano Allegrit udhëton për në Johan Cruijff Arena për të zhvilluar takimin e tyre të parë në kuadër të çerekfinales në Ligë të Kampionëve ndaj liderit në Eredivisie – Ajaxit.
Nikoqirët siguruan një vend në 1/8-ën e finales pas fitores së jashtëzakonshme 4 me 1 në Real Madrid muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi nga ana tjetër arriti në këtë pikë falë hat-trick’ut historik nga superylli Cristiano Roanldo në ndeshjen e dytë kundër Atleticos të zhvilluar në Torino.
Rikthehet Ronaldo, Chiellini jashtë fushe
Para vizitës së tyre nesër në Holandë, “Zonja e Vjetër” është përballur me krizë lëndimesh.
Lojtarët si Douglas Costa, Paulo Dybala, Mario Mandzukic, Leonardo Spinazzola dhe Cristiano Ronaldo kanë shpenzuar kohë së fundmi jashtë fushe, transmeton portali arbresh.info.
Por, për tifozët e gjigantit italian trajneri Massimiliano Allegri para ndeshjes në John Cruijff Arena ka lajme pozitive por edhe negative.
Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa janë rikthyer të dy për “Zonjën e Vjetër”.
Por, mungesa e lojtarëve si Giorgio Chiellini dhe Emre Can është një goditje e madhe për kampionin e Italisë./arbresh.info/
? I convocati per la sfida di Amsterdam #GETREADY ?#AjaxJuve #UCL #ForzaJuve pic.twitter.com/jCPuoAT1TE
— JuventusFC (@juventusfc) April 9, 2019
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...