Hazard 85, Ronaldo 84 – belgu e ka lënë prapa portugezin pas dy golave kundër West Ham United.
Eden Hazard ka shkëlqyer për “Blutë e Londrës” të hënën mbrëma në “Stamford Bridge” ndaj skuadrës së West Ham United, shkruan Gazeta Express.
28-vjeçari shënoi dy gola në fitoren 2-0 të Chelsea ndaj ekipit të Manuel Pellegrini.
Hazard dhuroi spektakël për të gjithë të pranishmit në stadium te goli i parë në minutën e 24’ duke dribluar disa lojtarë para se ta dërgojë me lehtësi topin në portën e kundërshtarit.
Ai tregoi se është në një formë të lartë dhe shënoi edhe njëherë para se të mbyllet sfida, në minutën e 90’, për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këto dy gola, Hazard ka shkuar në kuotën e 85 finalizimeve në Premierligë me fanellën e Chelsea, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon, i cili nga viti 2003 deri më 2009, shënoi 84 gola në Premierligë me fanellën e Manchester United.
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër