Jetëgjatësia në botë është rritur për pesë vjet e gjysmë mes viteve 2000 dhe 2016, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke theksuar se pabarazitë mes vendeve të pasura dhe vendeve të varfëra vazhdojnë.
Ndërkohë që një person i lindur në vitin 2000 mund të shpresojë të jetojë deri në 66,5 vite, ata që kanë lindur në vitin 2016 mund të shpresojnë të arrijnë 72 vite, sipas OBSH-së me rastin e publikimit të statistikave shëndetësore botërore.
“Ky përparim shpjegohet pjesërisht me rënien spektakolare të vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjeç, në veçanti në Afrikën subsahariane, ku janë arritur progrese në luftën kundër malaries, fruthit dhe sëmundjesh të tjera të transmetueshme”, thekson OBSH-ja.
Jetëgjatësia është rritur gjithashtu edhe falë progreseve të realizaura në luftën kundër SIDA-s, që kishte prekur një pjesë të madhe të Afrikës në vitet 1990.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...