Ende pa filluar mirë procesi zgjedhor për të parin e LDK-së, shkëndijat e përçarjes vetëm se kanë filluar.
Janë dy kandidatët kryesorë të cilët të paktën deri tash e kanë lënë mundësinë hapur për të kandiduar për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, ata të cilët nga distanca dhe tërthorazi po japin deklarata kundër njëri-tjetrit.
Por nuk janë vetëm këta dy emra.Blerim Burjani, njohës i çështjeve politike, ka thënë për Arbresh.info, se përçarjet dhe kriza në LDK ka filluar që nga momenti i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të kryetarit aktual Isa Mustafa.
Burjani, shtonë se ndonëse ambiciet e Vjosës për të marr primatin e partisë kanë filluar edhe vite më parë, Osmani nuk është emër që do të mund të udhëheqë me LDK-në.
“Lufta për të qenë lider i LDK-së është thelluar pas gjendjes shëndetësore të Isa Mustafës. Ka disa individë që s’kanë kapacitete për të udhëheqë me LDK, por kanë ambicie të mëdha siç është Vjosa Osmani e cila e ka shpreh këtë që nga koha e VLAN-it. Prej asaj kohe e ka pasur ambicien për të qenë një fytyra e lartë për LDK-në. Mendoj edhe sot se LDK nuk ka ndonjë lider që do të mund të përmbush nevojat e Kosovës. Lutfi Haziri është një nga njerëzit që ka një vizion më të lartë dhe më të largët në këtë proces, tjerët janë më shumë me minuse po kanë më shumë ambicie. Lutfi Haziri, nuk ka shumë siguri për LDK-në, pasi që ka bashkëpunime me disa subjekte kundër LDK-së që kanë qenë. Ka edhe emra të tjerë të cilët heshtin por kanë ambicie për të marrë LDK-në”.
Në mënyrë që krejt ky proces të përmbyllet ashtu siç i ka hije një partie më të vjetër në vend, duke mos u përsëritur rasti i karrigeve, Burjani ka një opsion.
Sipas tij, në rast se nuk mund të gjejnë një kompromis brenda partisë, atëherë më mirë është që edhe për një mandat me këtë parti të udhëheqë Isa Mustafa.
“Po shpresoj që këtë të gjejnë një model dhe në rast se këta s’munden të bëjnë një konsensus të brendshëm, më mirë është që prapë të jetë në krye të LDK-së Isa Mustafa. Kjo do të ndihmonte mos të përsëriten karriget. Duhet të rishikohen edhe një formulë tjetër pasi kanë kapacitete brenda partisë dhe munden me zgjedhë një kandidat tjetër. Pasi që përveç Lutfi Hazirit këta tjerët s’kanë ndonjë vizion. Në rast se s’kanë konsensus më mirë është me shkua me zotërinë Isa Mustafa dhe mos të përçahet kjo parti. Bazuar nga atë që e njoh LDK-në, dyshoj se Vjosa mundet me marr LDK-në kur ka aq shumë njerëz të tjerë që janë brenda LDK-së.”, ka përfunduar ai.
E rrezik për një përçarje të kësaj partie e shef edhe analisti tjetër, Faik Krasiniqi.
Sipas tij në rast se Vjosa Osmani nuk i merr votat për të udhëhequr me këtë parti, atëherë LDK-ja do të mund të shkojë drejt humnerës.
Ai thotë se në këto zgjedhje LDK duhet të pasur mjaft kujdes.
“LDK prej vdekjes së Presidentit Rugova është në krizë të madhe për zgjedhjen e liderit. Andaj duhet të këtë kujdes se cilin prej kandidatëve do e zgjedhë të parin e partisë. Nuk do të thosha që vetëm Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri janë kandidatët për kryetar të LDK-së, por kandidat është edhe kryetari i tanishëm, Isa Mustafa. Pavarësisht shëndetit jo të mirë, Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikandidojë edhe për një mandat. Ndarja e LDK-së do të ndodhte nëse delegatët zgjedhin kryetarin nga garda e vjetër. Kryetari i partisë duhet të zgjidhet ashtu siç kërkon elektorati, sepse elektorati është ai qe voton ne zgjedhje, dhe dihet fare mirë se kë e duan ata për lider te partisë, kuptohet Vjosa Osmani. Por nëse delegatët vendosin qe zonjën Osmani mos ta votojnë për kryetare të partisë, atëherë rrezikojnë që partinë ta dërgojnë drejt humnerës. Dy rrugë janë për LDK-në: ta votojnë zonjën Osmani për kryetare te partisë, ose ta humbasin elektoratin!”.
Kujtojmë se me LDK-në, kryetari aktual Isa Mustafa është duke udhëhequr tashmë dy mandate./V.Selimi/Arbresh.info/
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...