Autoritetet e Rumanisë i kanë ndërtuar dy kampe të përkohshme për refugjatë afër kufirit me Serbinë dhe kanë mbajtur ushtrim praktik për të pasur përvojë me valën e mundshme të imigrantëve, ka njoftuar sot Ministria e brendshme.
Shtetet e Evropës juglindore po përballen me dhjetëra mijëra njerëz që po largohen nga luftërat dhe varfëria në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi, ndërsa shumica prej tyre përpiqet të arrijë në pjesën veriperëndimore të Evropës, shkruan Radio Europa e Lirë.
“Megjithqë Rumania nuk po ballafaqohet me presion të migrantëve, këto aksione janë të domosdoshme për testimin e kapaciteteve tona për reagim ndaj dinamikës rajonale”, tha zëvendëskryeministri rumun, Gabriel Oprea, nëpërmjet një kumtese të ministrisë së brendshme të Rumanisë.
Rumania është anëtare e Bashkimit Evropian, por nuk bënë pjesë në zonën Shengen, ku udhëtohet pa pasaportë.
Lumi Danub, po ashtu, vepron si barrierë natyrore dhe deri tash migrantët kanë kërkuar rrugë të tjera për në pjesën perëndimore të Evropës, raporton agjencia Reuters nga Bukureshti.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...