Zëvendëkryeministri I Kosovës Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.
Gjithashtu ka bërë të ditur se ministri Lajcak do ta vizitojë Republikën e Kosovës në Qershor të këtij viti.
Ja postimi i plotë:
“Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.
Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Në jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojmë që të bëhemi pjesë.
Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/


Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot