Kryeministri Rama e ka nisur këtë fundjavë me një ndalesë në Lezhë, ku ka inspektuar punimet për shtrimin e një rruge prej rreth 18.2 km, që lidh tre fshatra, nga Balldre deri në Bend, me një vlerë rreth 380 milionë lekë.
Aksi në Fushë Torovicë vuante prej 25 vitesh nga gropat e panumërta, duke u kthyer në një rrugë të pakalueshme.
Por, mbi të gjitha, siç thekson stafi i kryeministrit në faqen e tij personale në rrjetet sociale, i është dhënë fund gënjeshtrave të kujtdo që banorëve të Torovicës u mori votat e pastaj u ktheu shpinën.
Ndërkohë, sipas planit të rikonstruksionit të kësaj rruge, punimet kanë nisur prej muajit mars e pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti./tch
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...
Hyrja e Shqipërisë në Shengen, zbulohet dokumenti dhe koha
Gjykata Speciale konfirmon urdhrin për zhdëmtim ndaj Pjetër ...