Lyerja nga kikiriku ka aplikim shumë më të gjerë se sa në ushqim.
Është i shkëlqyeshëm për lëkurën, mund të zëvendësojë shkumën e rrojës apo të eliminojë njollat nga mobiliet dhe rrobat, por do t’ju ndihmojë edhe ta hiqni çamçakëzin nga flokët, transmeton Telegrafi.
Shpesh përdoret në ushqim, mirëpo me siguri shumica nuk e dinë që gjalpi nga kikiriku ka edhe aplikim shumë më të gjerë.
Kjo lyerje është e shkëlqyeshme për lëkurën, ndërkaq meshkujve mund t’u shërbejë edhe si zëvendësim i mirë për shkumën e rrojës.

Gjalpi i kikirikut është mjet i shkëlqyeshëm për eliminimin e njollave nga mobiliet me lëkurë artificiale, por edhe nga rrobat, çantat dhe këpucët.
Nëse rastësisht në flokë ju është ngjitur çamçakëzi, shumë lehtë do ta hiqni me ndihmën e këtij gjalpi.
Mjafton që ta fërkoni pak sipër çamçakëzit dhe shpejt do ta zgjidhni problemin, njësoj vlen edhe nëse dëshironi ta eliminoni çmimin apo deklaratën nga ndonjë produkt.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...