Kosova po vazhdon të marrë rekomandime pozitive nga institucione të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizim të vizave, por qytetarët po vazhdojnë të mos kenë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Për gati një dekadë politikanët kanë dhënë data të ndryshme të liberalizimit të vizave, mirëpo qytetarët e vendit edhe më tutje vazhdojnë të mbesin të izoluar
Dy javë më parë Parlamenti Evropian me një shumicë votash për herë të dytë rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes së euruparlamentarëve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen, që do të jetë i vlefshëm edhe në përbërjen e ardhme të Parlamentit, pas zgjedhjeve që do të mbahen në muajin maj.
Mirëpo edhe pas kësaj heqja e vizave për Kosovën “është bllokuar” te Këshilli i Ministrave, organ ky i cili ende nuk ka dalë me një vendim për heqjen e tyre, shkruan Gazeta “Zëri”.
Derisa krerët e institucioneve të Kosovës qe një vit thonë se i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për heqjen e vizave, opozita në anën tjetër thotë se qytetarët e Kosovës po mashtrohen dhe manipulohen për heqjen e vizave.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot