Pas informatave se qindra emigrant nga kampi i emigrantëve në Selanik janë drejtuar kah kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kompetentët thonë se situata është nën kontroll dhe se vendi është i përgatitur të përballet me sfidë eventuale nga vala e re e emigrantëve.
Policia e Maqedonisë së Veriut e ndjek situatën e kufirit greko-maqedonas dhe për momentin situata është nën kontroll, tha ministri i punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas informatave se qindra emigrant nga kampi i refugjatëve në Selanik janë drejtuar kah kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton portalb.mk.
“Përmes planeve të veçanta tashmë është përforcuar sigurimi i kufirit shtetëror mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për 1200 deri 1500 emigrant, tani për tani kolegët nga Greqia e kontrollojnë atë numër, por gjithsesi se ne kemi obligim të jemi të përgatitur dhe ta mbrojmë kufirin dhe mundësia eventuale për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ministri Spasovski.

Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...