Komuna e Gjilanit me të gjitha institucionet në nivelin lokal, kanë bërë homazhe në 20 – vjetorin e masakrës së Llovcës, ku ishin vrarë e masakruar 7 martirë nga Llovca, 1 në Pogragjë dhe 5 në Malishevë.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se institucionet dhe populli në përgjithësi, janë ata të cilët do t’i përkujtojnë së bashku me familjet e tyre të rënët në luftën për lirinë e Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu ka thënë se muaji prill në përgjithësi për Gjilanin është muaj i përkujtimit për të gjithë të rënët në këtë pjesë dhe në Kosovë.
Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në orën 16:00, në teatrin e qytetit mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Llovcës.
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...