Tahiri: Në javët e ardhshme Komuna e Prishtinës, do t’i konfiskojë taksitë ilegal

12:39 | 5 Prill 2019
A Z

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri dhe i pari i Komunës Shpend Ahmeti, kanë dalur sot në një konferencë për medie rreth punës së cilën e ka bërë kjo drejtori gjatë kësaj kohe.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, prezantoi punën të cilën ka bërë që nga koha kur ka ardhur në krye të kësaj drejtorie.

Tahiri ka përmendur rregullin në trafik, bashkëpunimin me policinë e Kosovës.

Sektorin e ndërtimit, ku siç tha Tahiri ka pak inspektorë dhe është një punë tejet e ngjeshur.

Gjithashtu Tahiri pohoi se ka vendosur rregull edhe në sheshet e Prishtinës duke i larguar shitësit ambulantë.

“Po mundohemi të shtrihemi në terren ti evidentojmë parregullsitë. Vetëm gjate marsit ka aprovuar 271 lëndë. Jemi marrë me rregullën ne trafik, me taksi ilegal, autobusët që hyjnë më trafikun urban. Ne aksionet e përbashkëta me PK. Për ndarje të mjedisit janë shqiptuar 7 gjoba. Jemi kujdesur qe sheshi të mbetet i këmbësorëve i kemi hequr shitësit ambulant, dhe kemi vendosur kontroll për këto. I kemi evidentuar edhe 4 raste të dëmtimit të gjelbërimit në komunë. Sektori i ndërtimit është një nga sektorët ku ka pak inspektor, ne mars kemi 123 flet thirrje i kemi shpërnda. Gjatë inspektimeve në teren për rrethoja janë shpërnda 27 gjoba mandatore”.

Ndërsa në sektorin e pylltarisë, Tahiri tha se kane konfiskuar 200 metra dru, ku të cilat i kanë shpërndarë në familjet në nevoje ne komunën e Prishtinës

“Sektori i pylltarisë ka pasur angazhim shtesë edhe për shkak te djegieve, ka qenë depo rreth 200 metër kub me dru. dhe e kemi shpërnda në 63 familje me nevojë në Prishtinë. Nga 1 maji do t’i gjobisim ato kompani që shpërndajnë fletushka” tha ai

E sa i përket taksive ilegal, tani komuna ka kontratë edhe me kompaninë “merimanga”, ku ne javët ne vazhdim do të filloj edhe konfiskimi i makinave.

“Për taksitë ilegal aksioni është duke vazhduar, kemi kontratë edhe me kompaninë e “merimangës” ku do i konfiskojmë edhe makinat”,tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale