Klubi i madh italian, Milani është i fundit që ka shprehur interesim dhe e do në radhët e veta talentin italian Sandro Tonali.
Ylli i Brescias ka kapur vëmendjen e shumë klube të mëdha evropiane, në mesin e tyre edhe të tre gjigantëve italianë për shkak të performancave të tij në Serie B.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi është duke udhëhequr garën për shërbimet e mesfushorit të talentuar.
Por, Interi dhe Milani kanë gjithashtu shanse për të transferuar, pasi drejtori sportiv i këtyre të fundit e ka shikuar atë për disa muaj dhe i riu ka pranuar se ai është një tifoz i Rossonerëve.
Kështu, Milani është i gatshëm të konkurrojë deri në fund me Juventusin dhe Interin për nënshkrimin e mesfushorit 18-vjeçar.
Çmimi i mesfushorit të ri italian mendohet të jetë rreth 30 milionë euro.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...