Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence deklaroi se nëse Turqia realizon blerjen e sistemit kundërajror rus S-400, me këtë merr rrezikun për t’u përjashtuar nga programi F-35, raporton Anadolu Agency (AA).
Pence foli në një panel në Uashington, të organizuar me rastin e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Aleancës së NATO-s.
“Blerja turke e sistemit ajror S-400 me vlerë 2,5 miliardë dollarë paraqet kërcënim të madh për forcat dhe Aleancën e NATO-s”, ka thënë Pence, duke shtuar:
“Shqetësues është fakti se Turqia vazhdon me këtë plan (blerjen e S-400) përkundër asaj se SHBA-të mundësuan blerjen e sistemit kundërajror Patriot. Nëse Turqia realizon blerjen e sistemit S-400 merr mbi vete rrezikun e përjashtimit nga programi F-35, dhe kjo jo vetëm që do të dobësojë kapacitetin mbrojtës të Turqisë, por do të dëmtojë edhe prodhuesit turq të pjesëve të cilët marrin pjesë në këtë program”, ka thënë Pence.
Ai rikujtoi se Pentagoni ka pezulluar dorëzimin e materialeve dhe përgatitjeve për avionët F-35 dhe lidhur me këtë e kanë informuar Qeverinë turke.
“Turqia duhet të përcaktohet, nëse dëshiron të mbetet partner kritik i Aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e botës apo dëshiron të vë në pikëpyetje këtë partneritet përmes vendimeve të pamenduara për të rrënuar aleancën tonë”, ka thënë Pence.
Para Pence, në këtë takim foli ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili me këtë rast tha se blerja turke e sistemit S-400 nuk paraqet rrezik për Aleancën e NATO-s dhe as për sistemin amerikan.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje