Opozita e bashkuar shqiptare ka mbyllur një tjetër protestë ku kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në mungesë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka, ai që mbylli protestën.
Paloka tha se protesta u udhëhoq nga studentët, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të bazohet tek numri i protestuesve të opozitës dhe krahasimi me mbështetësit e kryeministrit gjatë turit “bashkia që duam”.
“Ne mund të jemi një ditë më pak, e një ditë më shumë”, tha Paloka.
Por ajo që nuk ndalet sipas tij është urrejtja e madhe e shqiptarëve kundër kryeministrit. “Rama ik, Rama shporru, shqiptarët nuk të duan më”, tha Paloka, raporton Top Channel.
“Shumë shpejt do ta shihni se si do të marrë vrapin dhe nuk do të dijë ku të ndalet nga udhëheqja qytetare”, tha Paloka./TCH/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...