Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, pas takimit me anëtarët e SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve, ka thënë se ata janë të gatshëm për gjetjen e një zgjidhje.
Ai po ashtu ka thënë se bashku me SBASHK-un janë afër zgjidhjes së problemit rreth kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës.
Bytyqi ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit mund të tërhiqet dhe siç thotë ai, të merret një vendim tjetër e cila është më e mirë për kompensim, raporton lajmi.net.
“Ne si ministri dhe unë si ministër kemi qenë të interesuar që të gjejmë mënyrën që nxënësit të mos dëmtoheni dhe siç kemi marrë vendimin e parë me një formuar e cila është paraqitur nga drejtoret e DKA-ve, po ashtu njëjtë mund ta tërheqim atë vendim dhe të kemi një formula tjetër e cila është formë më e mirë e kompensimit”, ka thënë Bytyqi.
Për ne është e rëndësishme që të gjejmë një formë më të mirë të kompensimit dhe jemi të gatshëm që ta bëjmë një gjë të tillë, dhe të mos i dëmtojmë nxënësit në procesin mësimorë”, ka dekalruar tutje Byqtyqi.
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...