Ndryshime të mëdha do të ndodhin te Real Madrid gjatë verës së vitit 2019.
Pas një sezoni aspak të mirë, ku do të përfundojnë sezonin pa asnjë titull të përfunduar, presidenti Florentino Perez ka vendosur të bëjë një revolucion në skuadër.
Emra të mëdhenj si Paul Pogba, Eden Hazard dhe Kylian Mbappe janë emrat më të përmendur për t’iu bashkuar Real Madridit.
Por, gjatë afatit kalimtar të vitit 2019, nga Real Madrid mund të largohen deri në 13 futbollistë.
Mediet në Spanjë kanë publikuar listën me emrat që mund të largohen nga Real Madrid.
Gareth Bale, Raphael Varane, Keylor Navas, Luca Zidane, Jesus Vallejo, Marcos Llorente, Dani Caballos, Isco, Mariano, Marcelo, Karim Benzema, Bruno Diaz dhe Fede Valverde, janë emrat e lojtarëve që nuk e kanë të sigurt të ardhmen në ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...