Vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup, ka mbledhur dhjetëra qytetarë të cilët kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimin e emrit të shtetit dhe praninë e kryeministrit grek në shtet.
Pjesëmarrësit në këtë protestë në bulevardin “Klimenti i Ohrit” kanë protestuar me flamuj dhe muzikë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia e shtetit ka pritur mbledhjen e tyre dhe nuk ju ka lejuar të afrohen në Qeveri.
Protesta të tilla të qytetarëve që nuk janë pajtuar me negociatat me Greqinë, ka pasur që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u ndryshua edhe emri i shtetit.

Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision