Fatmir Matoshi flet para komisionit për Gurthyesin në Çirez të Skenderajt

11:28 | 2 Prill 2019
A Z

Komisioni për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë takim njëra nga pikat e renditë të ditës ishte dhe Raportimi i Ministrit të Mjedisit Fatmir Matoshi.

Arsyeja e marrjes pjesë e Ministrit Matoshi në ketë mbledhje të Komisionit ka qenë problemet dhe shqetësimet e banorëve më Hidrocentralet dhe Gurthyesit me theks të veçante i Gurthyesit në Çirez të Skenderajt.

Më këtë raste Ministri Fatmir Matoshi tha se operatori për këtë gurthyes në Çirez ka pëlqimin për punime nga Ministria.

Ndërsa tha se problemet që banoret i kanë ngritur për këtë gurthyes kanë qenë çështja e ndotjes se lumenjve dhe ajrit.
E për këtë Ministri tha se kanë filluar të ndërmerren masa.

” Informacionet rreth problemet në Çirez e kom kuptuar nga mediat dhe ne së bashku më Deputeten Musliu i kemi takuar disa banor të Çirezit. Çështjet tjera që janë ngrit si shqetësim ka qen uji dhe ndotja e ajrit ndërsa shqetësimet tjera ne si ministri nuk mund ti diskutojmë pasi që disa shqetësime i takojnë dikastereve tjera. Ne këtë zonë kanë qenë disa gropa të mbushura më ujë që kanë qenë shqetësuese për banoret në jemi njoftuar se këto gropa kanë filluar mu mbyll operatori në Çirezë posedon pëlqim mjedisor nga Ministria”, thotë Matoshi.

Ndërsa lidhur më djegien e pyjeve, Ministri Matoshi tha se të gjithë ata që do të dëmtojnë pyjet do të gjobiten më nga 100 euro.

“Tek djegia e pyjeve ne s’kemi autoritet për ri menaxhuar këtë problem përveç ndëshkimit dhe ne kemi paraparë që djegia e pyjeve të ndëshkohet më 100 euro . Jam i shqetësuar për këtë dukuri”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale