Zlatan Ibrahimoviq ka shënuar një penallti me “Panenka”, e më herët edhe një gol tjetër nga loja për t’u bërë golashënuesi më mirë në histori të Suedisë.
Sulmuesi i LA Galaxys kishte 513 gola në karrierë, aq sa legjenda suedeze Gunnar Nordalh para se të realizonte të dielën dy gola kundër Portland Timbersit. Ai shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës së tij 2:1.
Tash ai ka gjithsej 515 gola të shënuar në karrierë.
Ibrahimoviq ende është prapa yjeve si Lionel Messi (685) dhe Cristiano Ronaldo (700).
Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit luajti në ndeshjen e parë të stinorit në ligën MLS të SHBA-së javë më parë duke shënuar një gol në fitoren 2:1 ndaj Chicago Fire. Por, një lëndim i vogël i tejzës së Akilit e mbajti atë jashtë fushës në tri ndeshjet tjera, në të cilat Galaxy fitoi dy e humbi një… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...