Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar që të pezullohen pensionet për 19 mijë e 500 veteranë, ka reaguar nënkryetari i OVL- UCK-së, Nasim Haradinaj.
Në një përgjigjej për Arbresh.info, Haradinaj, është shprehur i gëzuar për këtë vendim.
Sipas tij kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës ishte e padrejtë, pasi që nuk mund të merret vendim për me i ndal pensionet në mënyrë paushallë dhe kolektive.

“ Unë mendoj se është një vendim shumë i drejt, pasi që ka qenë vendim juridik. Çdo vendim tjetër që ish marr me i ndal pensionet në mënyrë paushallë dhe kolektive do të kishte qenë shkelje të drejtësisë. Rastet janë individuale dhe të gjitha rastet duhet të vërtetohen dhe pastaj të merren masa. Kom shpresua që kemi jurist dhe është dëshmua ajo pasi që ky është një vendim i drejt”./arbresh.info/
Gjykata refuzon kërkesën e prokurorisë për pezullim të pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...