ezoni i skijimit këtë fundjavë edhe zyrtarisht mbaroi.
Gjatë këtij sezoni nuk i zgjidhën as problemet themelore infrastrukturore dhe komunale siç janë parkingu dhe kanalizimi.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se kjo qendër do të ketë të ardhme të ndritshme. Sipas tij tashmë është në përpunim studimi për vlerën e qendrës, që është hap i parë t’i jepet partnerit privat.
Disa thonë se është e nevojshme që shteti të përgatisë dhe studiojë për zhvillimin e Kodrës së Diellit, që duhet ta respektojnë edhe koncesionerët e ardhshëm të qendrës.
Ish përfaqësuesi i Sllovenisë dhe menaxher i më shumë qendrave skijimore Sreçko Senshik, thotë se Kodra e Diellit ka potencial të madh natyror, jo vetëm për zhvillimin e turizmit dimëror por edhe atë veror.
“Qendrat skijimore s’duhet të punojnë vetëm gjatë dimrit por edhe gjatë verës. Në Austri për shembull por edhe në disa vende tjera qendrat gjatë verës përfitojnë më shumë para se sa dimrit. Do të thotë se bëhet fjalë për gjithë vitin, dhe kjo sjell vlerë të shtuar:, tha Sreçko Senshik.
Nga udhëheqësia e qendrës skijimore thonë se ky vit ka qenë një ndër sezonet më të suksesshme./Telegrafi/
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...