Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, përballet me rrezikun “e rrëzimit të plotë të qeverisë” nëse nuk arrin në Parlament të “shtyjë” marrëveshjen e BREXI-it.
Sipas Sunday Times, May mund të kërkojë madje edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Mediat lokale theksojnë se së paku gjashtë ministra pro-evropian kanë paralajmëruar dorëheqjen nëse kryeministrja britanike vendos për të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.
Nga ana tjetër, ministrat që mbështesin BREXIT-in kërcënohen me largim nga qeveria nëse May vendos të mbetet në unionin doganor me BE-në ose nëse sërish kërkojnë anulimin e BREXIT-it.
Rikujtojmë se parlamenti britanik të premten për herë të tretë hodhi poshtë marrëveshjen për tërheqjen nga Bashkimi Evropian.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës