Nëpërmjet një njoftimi nga Drejtoria e doganave thuhet se kjo drejtori as nuk punëson as nuk ka shpallur konkurs për punësim në gazetat ditore..
Drejtoria doganore demanton pretendimet e zëdhënësit të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoillkovski, se “para zgjedhjeve është shpallur konkurs për 22 punësime të parakohshme në drejtorinë doganore”
“Në shpallje është e qartë se bëhet fjalë për konkurs të marrëveshjeve për prokurime publike për shërbimin e punësimit të parakohshëm”, thonë nga kjo drejtori duke shtuar se ky prokurim është sipas Ligjit për prokurime publike me plan për furnizime publike për vitin 2019 sjellur më 24.01.2019 nga ana e drejtorit të drejtorisë doganore.
Plani, siç njoftojnë nga kjo drejtori, është publikuar në web-faqen e drejtorisë së doganave ndërsa furnizimi i planifikuar ka numrin 21.
Ata theksojnë se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe përpjekje për dezinformim të opinionit.
“Një mënyrë e tillë e informimit të opinionit është tendencioze nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe tërësisht është në kundërshtim me etikën politike dhe profesionale”, thonë në fund të njoftimit nga drejtoria doganore./Telegrafi/
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...