Nëpërmjet një njoftimi LSDM reagon ndaj konferencës për shtyp të të OBRM-PDUKM-së duke thënë se “OBRM-PDUKM përpiqet të përfitojë, institucionet veprojnë, zjarret vendosen nën kontroll dhe po sanksionohen ata të cilët nxisin zjarr”.
“OBRM-PDUKM as edhe një herë nuk e dënoi aktin e shkaktimit të zjarreve dhe vazhdon me praktikën e vjetër”, thonë nga LSDM duke shtuar se në vend të dënojë, OBRM-PDUKM shpejtoi të përhap panik dhe përpiqet të përfitojë ndonjë pikë politike, ndërsa institucionet me të gjitha kapacitetet e tyre veprojnë kundër zjarreve.
Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM gënjen dhe institucionet veprojnë. Sipas tyre qytetarët nuk manipulohen nga OBRM-PDUKM, kurse zjarret vendosen nën kontroll.
“Siç njoftuan institucionet kompetente, pjesa më e madhe e zjarreve në shtet janë vendosur nën kontroll. Janë nxitur zjarre, deri tani në vitin 2019 MPB ka ngritur 8 padi penale”, thonë nga LSDM.
Sipas LSDM-së, inspektorati shtetëror vazhdimisht bën kontroll, por gjithashtu është vendosur ndalesë për lëvizje në pyje nga 29.03.2019.
LSDM thotë se dënon zjarrvënien ndërsa Qeveria e udhëhequr nga LSDM, institucionet e ndjeklin situatën dhe të gjitha lokacionet në vend që të parandalohet nxitja e mëtutjeshme e zjarreve./Telegrafi/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...