Zgjedhjet në Parlamentin Evropian do të mbahen në fund të muajit maj. Në këto zgjedhje do të votojnë 27 shtete anëtare të BE-së, ndërsa për Britaninë e Madhe nuk dihet se a do të mbetet brenda deri në atë kohë.
Por si do të ndikojnë këto zgjedhje në negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë?
Kryetari i Qendrës për Politikën e Jashtme, Dragan Gjukanoviq i ka thënë sot RTS-së se nuk pret përparim në rrugën evropiane të Serbisë deri në krijimin e institucioneve të reja të BE-së.
Sipas tij, administrata e tanishme nuk ka arritur të bëj intensifikimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar në institucionet e mëparshme. Është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i bisedimeve para zgjedhjeve në mënyrë që administrata e tanishme të tregojë rezultate”, ka thënë ai.
Gjukanoviq ka theksuar se pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, BE-ja do të mbetet një ndërmjetësues në dialog por roli i Shteteve të Bashkuara do të forcohet.
“Do të ketë vazhdimisht përpjekje për të arritur një marrëveshje dhe të zgjidhjet çështja e Kosovës. BE ka insistuar në mënyrë të përsëritur për ta shfuqizuar tarifën por nuk ka ndodhur. Mendoj se pa tërheqjen e plotë të taksës nuk do të rifillojë dialogu. Ndoshta prilli dhe maji do të jenë vendimtare në procesin e normalizimit”.
Në fund, Gjukanoviq ka potencuar se pret që në fillim të vitit të ardhshëm të liberalizohen vizat për banorët e Kosovës.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...