
attends the "Manus x Machina: Fashion In An Age Of Technology" Costume Institute Gala at Metropolitan Museum of Art on May 2, 2016 in New York City.
Të bukura, të talentuara, të suksesshme, por edhe shumë të pasura. Këngëtaret njihen edhe për fitimet e tyre, por cilat janë pesë më të pasurat.
Madonna
Në krye të listës qëndron Madonna, vlera e pasurisë të së cilës vlerësohet të jetë 800 milionë dollarë (712 milionë euro). Ajo deri më tani ka shitur më shumë se 300 milionë kopje albumesh në mbarë botën dhe për këtë fakt ka hyrë në Librin e rekordeve të Guinnessit.
Gloria Estefan
Vendi i dytë është i rezervuar për këngëtaren latine, Gloria Estefan, që posedon një pasuri prej 700 milionë dollarësh (623 milionë euro). Përpos si këngëtare, ajo është edhe aktore dhe ka në pronësi disa restorante.
Celine Dion
Celine Dion, e cila ka shitur më shumë se 220 milionë kopje albumesh në mbarë botën, me pasurinë e saj prej 662 milionë dollarëve (589.5 milionë euro) – është në vendin e tretë.
Mariah Carey
Pasuria prej 510 milionë dollarësh (454 milionë euro) e bëjnë Mariah Carey që të renditet si e katërta në listën e këngëtareve më të pasura. Carey do të mbahet mend për mbi 200 milionë kopje albumesh të shitura.
Beyonce
Këngëtare, aktore, sipërmarrëse, modele dhe 17 herë fituese e çmimeve Grammy, Beyonce është padyshim një nga artistet më të suksesshme. Pasuria e saj vlerësohet 450 milionë dollarë (400.5 milionë euro), mjaftueshëm sa për t’u renditur e pesta.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...