Kuvendi i Komunës së Deçanit ka shpallur “Qytetar Nderi” gjeneral brigade të Ushtrisë së SHBA-së, John C. Boyd. Në ceremoninë solemne e ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit i pranishëm ishte edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, shefi i ekzekutivit foli disa fjalë rreth traditave të rajonit të Dukagjinit. “Kjo ditë festive dhe e ndershme. Te shqiptari i kësaj treve, Dukagjinit, miku është shumë i çmuar dhe është ndër kodet që asnjëherë s’ka ndodhë që me u lëndu. Kodi i nderit dhe i respektit që i bëhet mikut”, është shprehur ai.
Sipas Haradinajt, Kosova duhet ta tregojë vetën në shumë sfera, për t’ia kthyer të mirën Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai përmendi punësimet, ndaljen e ikjeve nga trojet tona dhe disa çështje të tjera, shkruan Indeksonline.

“Është mirë që i ruajmë por është mirë të mendojmë se si t’i ruajmë në kohërat e reja. Ne sot i kemi dhënë një nder një ushtari dhe e kemi bërë bashkëqytetar. Jam thellë i bindur se do ta japim provimin si popull duke punuar për një miqësi të përjetshme Kosovë-Amerikë. Me Qeveri mirë Kosovën, me kriju vende të punës dhe me mbajt rininë. Jam i bindur që nuk do t’i zhgënjejm miqt tanë duke respektuar veten. Por ka një gjë që nuk e fshehim”, është shprehur ai.


Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...
Ministri i Jashtëm danez: Blerja e Grenlandës nga SHBA jasht...
Alba flet për Limin dhe Dolcen: Ndihem e shkatërruar, s’ësht...
Zgjedhja e presidentit, Haziri: Këtë herë vota e LDK-së do t...
Kryeprokurori i Speciales paralajmëron: Së shpejti aktakuzë ...