Bashkësia ndërkombëtare “ka ashpërsuar” thirrjet për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, teksa me këtë gjë po kushtëzohet edhe heqja e vizave dhe integrimi i Kosovës në BE. Përfaqësuesit e partive politike thonë se me “izolimin” e kosovarëve BE-ja po tregohet e padrejtë me Kosovën.
Ndonëse ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e zi ishte kriteri i fundit i Kosovës i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave, kjo gjë nuk ka ndodhur as një vit pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Një vit pas ambasadorët e shteteve të BE-së në Kosovë po vazhdojnë thirrjet për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, madje tani me një gjuhë edhe më të ashpër sesa viteve të kaluara.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O`Connell, të premten ka deklaruar se është koha që Kosova të veprojë në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit./Zeri/
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...