Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” nga Prishtina.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka shpjeguar rëndësinë që e kanë paratë në jetën e çdo njeriu, mënyrat e kursimit të saj dhe identifikimin e kartëmonedhave false.
Ligjërata me nxënësit e kësaj shkolle u zhvilluan në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, që po organizohet për të 6-in vit me radhë.
Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se me anë të këtij organizimi po synohet që të fuqizohen gjeneratat e reja, që të jenë në hap me kohën, të përgjegjshëm dhe qytetarë që në vazhdimësi zhvillojnë dhe ngritin njohuritë e tyre ekonomike.
“Gjithashtu me mbështetjen e duhur në edukimin e gjeneratave të reja do të mundësojmë ngritjen e njohurive financiare me qëllim të krijimit të një jetese më të mirë për ta”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.
Po ashtu Divizioni i Edukimit ka zhvilluar një punëtori me fëmijët, të cilët kanë demonstruar aftësitë e tyre dhe dijet për paranë, kursimin e tyre, si dhe janë njohur me fushat dhe interesin që paraqet edukimi për ta./arbresh.info
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X