Duke folur për situatën aktuale politike në vend, për krizën opozitë-qeveri, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë me partinë e çamëve pasi u largua nga Partia Demokratike, thotë se në Shqipëri ka rënë sistemi.
Për të mbështetur këtë tezë të sajën, ajo tha se kjo gjë ka ndodhur që kur deputetët e opozitës vendosën të djegin mandatet dhe të dalin nga Kuvendi, ku përfaqësonin popullin, një parlament që opozita e cilëson ilegjitim, të dalë nga zgjedhje me vota të blera, për më tepër me paratë e krimit.
Por, këtu ndërhyri sërish Alfred Peza, i cili tha se sistemi nuk ka rënë aspak, madje është në këmbë dhe çdo gjë funksionon më së miri, por siç theksoi ai disa herë, “opozita preu degën e pemës mbi të cilën qëndronte vet”.
Peza shpjegoi më tej se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe si e tillë, në Kuvend shkojnë përfaqësuesit e popullit. Shumicën e cakton populli dhe shumica është ende atje, ndërkohë që një pakicë ka vendosur të largohet, në mungesë të vizionit dhe programit për t’iu ofruar shqiptarëve një alternativë më të mirë.
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...