Në Strugë vazhdon të rritet numri i të prekurve nga Fruthi. Të paktën dy raste të tjera janë shënuar sot, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka mbërritur në 26. Nga spitali i Strugës thonë se dy ditët e fundit pas shpalljes së epidemisë së fruthit është rritur numri i prindërve që i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim.
“Në Strugë ditët e fundit u infektuan gjithashtu edhe shtatë punonjës. Ndërsa, nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, sigurojnë se ka vaksina të mjaftueshme.”-tha Mentor Ibraimi, doktor i Mjekësisë shkollore.
Në çdo moment, Qendra e Shëndetit Publik është në dispozicion me një numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër fruthit, për të gjithë ata që kanë nevojë nga 12 muaj deri në 45 vjeç.
“Duke pasur parasysh që numri tashmë ka tejkaluar 24 persona me fruth, presim që ky numër të rritet në 10 deri 15 ditët e ardhshme.”-theksoi Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës për Shëndetësi Publike.
Shkollat dhe kopshtet në Strugë u udhëzuan, që të rrisin nivelin e higjienës, të respektohen rekomandimet për dezinfektim dhe ajrosje të hapësirave, por edhe të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar. Autoritetet shëndetësore presin që epidemia të vazhdojë të përhapet./BalkanWeb/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë