Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për kompensimin ose jo të orëve që nxënësit kanë humbur gjatë kohës kur mësimdhënësit kanë qenë në grevë, shkruan arbresh.info.
Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se nuk duhet të diskutohet se a do të mbajnë orët apo jo , sipas tij, duhet të diskutohet se si të kompensohen ato.
“Unë nuk besoj që asnjë prin në Kosovë që pajtohet në mosplotësimin e vitit shkollor të plotë. Tani nuk jemi në gjendje lufte kur mësimdhënësit tanë janë përballur me shumë vështirësi”.
“Tani duhet të gjendet një zgjidhje se si do të plotësohet e jo të diskutohet tani se a do të plotësohen”.
“Arsimtarët tanë kanë treguar gjithmonë vetën. Kjo punë që do ta bëjnë do të ju kompensohet me pagesë”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/363460250925365/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...