Dhjetëra pacientë janë nisur drejt klinikave në qytetin Beira në Mozambik, pasi Qeveria ka thënë të ketë konfirmuar se pesë persona janë prekur nga kolera, pas ciklonit Idai që ka përfshirë këtë vend.
Mijëra persona janë bllokuar në fshatrat e tyre për më shumë se një javë pa qasje në ujë të pijshëm, meqë cikloni ka shkaktuar vërshime të rënda.
Pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit janë fokusuar në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, përcjell rel.
Në qendër të qytetit Beira, doktorët dhe stafi tjetër spitalor janë duke trajtuar rreth 140 pacientë, disa prej të cilëve mezi kanë ecur.
Autoritetet kanë shprehur shqetësimet e tyre për përhapje të viruseve të shumta, pas ciklonit që ka përfshirë edhe Zimbabvenë dhe Malavinë.
Ky ciklon ka lënë të vdekur 700 persona dhe ka detyruar qindra mijëra të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kolera është sëmundje që përhapet nga ujërat e kontaminuar apo ujërat e zeza dhe mund të shndërrohet shumë shpejt në virus që shkakton krizë humanitare.
Kjo sëmundje mund të vrasë shumë shpejt personat e prekur nëse nuk trajtohet menjëherë.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...