Gjatë kontrollit të fundit të policisë së trafikut, në rajonin e Pollogut janë gjetur gjashtë autobusë dhe furgon që teknikisht nuk ishin në rregull, të cilët kanë kryer transport publik.
Sipas SPB Tetovë, dje në rajonin Tetovë-Gostivar ishte zbatuar edhe një nga kontrollet e planifikuara të automjeteve, kryesisht autobusë dhe furgonë.
“Me kontrollin gjithsej ishin përfshirë 14 automjete (3 makina në Tetovë dhe 11 makina në Gostivar). Tek gjashtë nga to janë hasur parregullsi teknike (1 në Tetovë dhe 5 në Gostivar). Pesë automjete kishin frenat jo në rregull (1 në Tetovë dhe 4 në Gostivar), përderisa një pajisje teknikisht nuk ishte në rregull për vozitje. Automjeteve të cilat nuk ishin në rregull teknikisht iu janë shqiptuar gjoba në para dhe menjëherë janë larguar nga komunikacioni”, theksojnë nga SPB Tetovë.
Në rajonin e Tetovës, janë kontrolluar edhe tri motoçikleta, me çka janë konfirmuar po aq shkelje. Njërin e ka menaxhuar një person pa leje për vozitje, një me regjistrim të skaduar, ndërsa njëri nuk ka shfrytëzuar helmetë mbrojtëse.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...