Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkëngjiten tri drejtore.
Ahmeti përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Medina Braha është emëruar drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli – drejtoreshë e Kulturës, si dhe Vasilika Zotaj – drejtoreshë e Administratës.
Ai ka shtuar se “gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”.
Njoftimi i plotë:
Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkangjiten tre drejtore:
Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike
Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe
Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës
Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga vajzat/gratë.
Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura.
Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve