Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është i ngazëllyer që do ta udhëheqë vendin në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020 në një grup kundër Kombëtareve të mëdha, si Anglia.
Kosova e nis të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” fushatën e parë të saj kualifikuese për Kampionat Evropian, si nikoqire e Bullgarisë në Grupin A, në të cilin bëjnë pjesë edhe Anglia, Republika e Çekisë dhe Mali i Zi.
Trajneri zviceran i verdhekaltërve është i lumtur që Kosova tani luan futboll të një niveli të lartë.
Challandes ishte protagonisti i tretë në intervistat e realizuara nga UEFA javë më parë në prag të fillimit të ciklit kualifikues Euro 2020. Gjatë kësaj interviste Challandes ka folur për periudhën kur e mori përsipër drejtimin e Kombëtares së Kosovës e deri në periudhën e tanishme, si dhe për parashikimet e tij për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
“Nga njëra anë, jam i kënaqur, sepse jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve më të forta, me reputacion më të mirë: Anglia, Republika Çeke, Bullgaria. Këto janë vende të forta të futbollit, të njohura në të gjithë Evropën dhe jam i lumtur që Kosova do të luajë në të njëjtin nivel me këto skuadra. Njëkohësisht, jam i vetëdijshëm se, me suksesin që kemi pasur deri më tani, Federata, tifozët në përgjithësi, ose mediat, janë duke u marrë seriozisht me këtë. Kjo është diçka që vlen edhe për lojtarët, unë shpresoj se nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt por ne duhet të mësohemi edhe të humbasim, dhe të marrim veten përsëri më pas dhe të merremi me pikat e dobëta. Gjërat kanë qenë shumë të mira deri më tani për Kosovën. Tani ne jemi ngjitur në një divizion në Ligën e Kombeve dhe ne duhet të merremi me këtë dhe të bëjmë më të mirën”, ka thënë ndër të tjera Challandes në këtë intervistë./ Gazeta Express
Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...