Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës njëkohësisht nënkryetar i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka ardhur me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën politike në RTV Dukagjini.
Krasniqi ka thënë se zërat se brenda PDK-së janë dy grupacione që mbështesin Kryetarin aktual të partisë dhe Presidentin e vendit nuk janë të vërtet.
“Njerëzit që e thonë këtë e bëjnë për të dëmtuar PDK-në. Këta zëra janë pjesë e luftës dhe kalkulimeve politike. Por PDK-ja nuk dëmtohet nga këto thash e theme”.
Nënkryetari i PDK-së ka thënë se nuk ka ambicie as tash e as për të ardhmen të kandidojë për kryetar të partisë.
“Jam nënkryetar prej dy mandatesh, por nëse zoti Veseli nuk ka ndonjë kundër kandidatë, dhe me mbështetjen e Kryesisë më propozojnë përsëri për këtë pozitë sigurisht se do ta pranoja. Nëse jo, besoj se do të më lënë së paku anëtar i Kryesisë që kam qenë prej vitit 2006 e këndej”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...