Ikona e AC Milanit, Andriy Shevchenko e ka pranuar se është i impresionuar nga sulmuesi Krzysztof Piatek.
Në fakt, reprezentuesi i Polonisë është lavdëruar shumë nga Shevchenko, i cili madje e ka quajtur atë edhe si “trashëgimtar” të tij, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është trashëgimtari im”, ka thënë trajneri i Ukrainës për Sport Mediaset.
“Ai ka instinkt të jashtëzakonshëm para portës dhe ka shënuar gola të një sulmuesi të mrekullueshëm”
“Ai gjuan mirë me të dy këmbët dhe është shumë i mirë me kokë. Ai është duke i ndihmuar shumë skuadrës së Milanit”, shtoi Shevchenko./arbresh.info/
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...