Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se është e pasinqertë kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se kjo ka të bëjë më shumë me marketing politik meqenëse, sipas Krasniqit, asnjëra prej partive opozitare nuk dëshiron zgjedhje.
Krasniqi ka shtuar se opozita nuk e ka rrezikuar dhe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.
Madje, sipas Krasniqit, sa i përket kësaj opozite, koalicioni mund ta çojë mandatin deri në fund.
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi, në një intervistë për “Epoka e re”, ka folur edhe për dialog, me ç’rast ka thënë se Kosova duhet ta luajë rolin e vet si partnere e besueshme e ShBA-së dhe BE-së në këtë proces.
Kurse sa i përket taksës, ai ka theksuar se, nëse do t’i rrezikonte raportet Kosovë – Amerikë, secili politikan do ta trajtonte seriozisht këtë çështje.
Barça me vetëm një mungesë në ndeshjen e Kupës së Spanjës, d...
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
KEK-u: Po operojmë me 5 njësi, energjia po prodhohet me kapa...
Rahoveci ndanë rrugët me trajnerin Bujar Loci
BE konfirmon se po punohet drejt heqjes së plotë të masave n...
Gjendet pa shenja jete taksisti 55-vjeçar në Prizren