Këngëtarja Gresa Behluli, e njohur si vajza e artistes së madhe Shkurte Fejza, shumë shpejt do të bëhet nuse.
Ajo këtë vit do të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë dhe që tani ka nisur përgatitjet për dasmën e saj, shkruan portali arbresh.info.
Gresa Behluli do të martohet më 30 mars ndërsa sonte shoqet e saj i kanë organizuar festën e beqarisë, ku disa momente të festës i kanë publikuar në Instagram.



E veshur me një fustan të bardhë dhe në krahë mbante shiritin me mbishkrimin “Nuse për t’u bërë”, Gresa dukej shumë e bukur.
Ndryshe, Gresa ka qenë shumë aktive viteve të fundit në muzikë, duke publikuar projekte muzikore, por edhe duke qenë krah nënës së saj vazhdimisht nëpër koncerte e ahengje të ndryshme. / arbresh.info/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...