Përkundër ecurisë së mrekullueshme dhe arritjes në Ligën e Kombeve, ekipi kombëtar i Kosovës mbetet skuadra me gjasat më të vogla për t’u kualifikuar nga Grupi A në Kampionatin Evropian 2020, sipas bastoreve.
Përderisa bastoret parashikojnë se shumë grupe kualifikuese për EURO 2020 do të jenë shumë të komplikuara, Grupi A nuk pritet të jetë i tillë, raporton Gazeta Express.
Në Grupin A marrin pjesë Kosova, Anglia, Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi. Ndeshja e radhës së Kosovës, e cila do të zhvillohet të hënën, do të jetë pikërisht ndaj Bullgarisë, kundër së cilës Kosova e fillon rrugëtimin drejt EURO 2020.
Sipas bastoreve sportive, Anglia pritet ta fitojë grupin, me kuotë 1.2. Pas saj radhiten Republika Çeke (6.0), Bullgaria (31.0) dhe Mali i Zi (34.0).
E fundit radhitet Kosova, e cila përkundër ecurisë prej 11 ndeshjeve e pamposhtur dhe paraqitjes mbresëlënëse në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, kuotohet me 41.0 për t’u kualifikuar si fitues i Grupit A në EURO 2020.
Megjithatë, edhe nëse parashikimet e bastoreve rezultojnë të jenë të sakta, skuadra e Bernard Challandes e ka edhe një tjetër mundësi për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, përmes rrugës së play-offs, ku e siguroi vendin me fitoren e Grupit 3 të Ligës D në garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve.
Barça me vetëm një mungesë në ndeshjen e Kupës së Spanjës, d...
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
KEK-u: Po operojmë me 5 njësi, energjia po prodhohet me kapa...
Rahoveci ndanë rrugët me trajnerin Bujar Loci
BE konfirmon se po punohet drejt heqjes së plotë të masave n...
Gjendet pa shenja jete taksisti 55-vjeçar në Prizren