Pacolli: AKR përkrah rezolutën për mbylljen e lojërave të fatit

12:19 | 22 Mars 2019
M. A.

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se AKR e përkrah këtë rezolutë sepse sipas tij këto lojëra e varfërojnë shoqërinë tonë.

“Me të vërtetë është një hap i qëlluar. Ne si AKR e mbështesim. Këto lojëra nuk ishin dashur të jenë fare sepse këto lojëra nuk e pasurojnë shoqërinë tonë por vetëm e varfërojnë dhe sjellin kriza”, tha ai.

Pacolli përgëzoi deputetet dhe grupet parlamentarë që të gjithë përkrahen këtë rezolutë./Arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/417847448760179/

Shpërndaje në rrjete sociale