Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta për vetësakrifikim si ish-presidenti kilian Salvador Allende, për të zgjidhur ngërçin politik që është krijuar në Shqipëri.
Në “Open”, Ngjela tha se deklarata “bombë” e Kreut të Shtetit vjen në një moment dëshpërimi për të, pasi Meta sipas tij ndjen frikën nga reforma në drejtësi.
“Dëshpërim. E kap reforma në drejtësi s’diskutohet. Ky mendon se do krijojë destabilitet por se krijon dot. Nuk mund të marrësh një akt juridik kundër diçkaje pa pasur shkak juridik. S’ka shkak, duhet të ishte një vendim gjykate. Këta thonë shitblerja e votës, por këtë e thotë dhe gjyshja ime. Më jep emrin, mbiemrin dhe arrestoje. Me këtë pretekst, ky sfumon protestat, se ky me protestat është”, tha Ngjela.
Sipas avokatit, Presidenti Meta mendon se “do bëhet faktor duke krijuar amulli” në vend.
“Se bën dot se ata kanë tani 2/3 në Parlament. Nëse ata nuk do kishin 2/3 se zgjidhnin dot një Parlament me 71 deputetë një Parlament. Po ku di gjë Meta, ca është gjykatë ai. Ata janë zëvendësues. Presidenti është në dëshpërim derisa thotë do vras veten. Pse e kap reforma në drejtësi. Është i akuzuar për korrupsion”, thekson ai.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...