Paul Pogba beson se vendimi i Manchester Unitedit për ta shkarkuar Jose Mourinhon nga pozita e trajnerit erdhi për shkak të rezultateve të ndeshjeve e jo për shkak të fuqisë së lojtarëve.
Mourinho u shkarkua nga klubi më 18 dhjetor, pasi pësoi disfatë me rezultat 3:1 kundër Liverpoolit. Megjithatë, dështimi i tij për ta nxjerrë më të mirën nga kampioni i botës Pogba shpeshherë është parë si faktor për formën e dobët të “Djajve të kuq”, transmeton Gazeta Express.
Trajneri në detyrë, Ole Gunnar Solskjaer, ka arritur ta ringjallë skuadrën e Manchester Unitedit që nga atëherë dhe është pikërisht Pogba lojtari që e ka luajtur një rol kryesor në këtë formë, me tetë golat e tij.
Por, përkundër zënkave të tij me Mourinhon, mesfushori francez insiston se rezultatet e dobëta të “Djajve të kuq”, jo atmosfera e keqe në zhveshtore, ishin arsyeja kryesore pse portugezi u shkarkua nga posti.
“Cilat ishin problemet? Ne nuk po fitonim. Për këtë arsye, ata vendosën ta ndërronin trajnerin e skuadrës. Rezultatet kanë rëndësi më së shumti”, ka thënë Pogba, para ndeshjes me Francën kundër Moldavisë.
“Nëse do të kishim fituar, do të kishim marrë rezultate të mira dhe trajneri do ta kishte mbajtur pozitën e tij. Kjo është e gjitha”.
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...