Pas shumë komente në vendin tonë në lidhje me deklaratën tronditëse nga trajneri i Danimarkës, Hareide ka insistuar sërish se ndeshja ndaj kombëtares sonë është stërvitore.
Në konferencën për shtyp para takimit të nesërm, Age Hareide është pyetur nëse kjo është keqkuptuar ose gjërat qëndrojnë ashtu, shkruan portali arbresh.info.
“Është stërvitore”, ka thënë shkurtimisht trajneri.
Sidoqoftë, Age Hareide shtoi më pas se ka respekt për kombëtaren duke cekur hapin tejet të madh të Kosovës së fundmi.
“Ata kanë sulmues të fortë dhe shumë të shpejtë. Kam gjithë respektin për Kosovën, janë kualifikuar në fazën tjetër”. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/556542481523627/?notif_id=1553094050684481¬if_t=live_video_explicit
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës